Qeveria maqedonase i formon trupat punues, emërohen dhe zëvendësit e Zaevit

20:54 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur seancën e parë, në të cilën, siç theksoi në kumtesë, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë të përkushtuar dhe efikase të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Në seancën e sotme, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendës dhe atë: Radmilla Shekerinska Jankovska, si zëvendës kryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, Koço Angjushev, ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, të angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika, ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qverisë, i angazhuar për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.

Nga radhët e ministrave pa resor, kryetari i Qeverisë i caktoi: Robert Popovski, minsitër pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi, ministër pa resor, i angazhuar për diasporë, Adnan Qahil, ministëlr pa resor i angazhuar për investime të huaja, Samka Ibraimovski, ministër pa resor i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjeve të romëve në Republikën e Maqedonisë, Zoran Shapuriq, ministër pa resor i angazhuar për rregullativën për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zorica Apostollovska, ministre pa resor e angazhuar për investime të huaja dhe Ramiz Merko, ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja.

Në mbledhjen e sotme qeveritare, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është emëruar Dragi Rashkovski.

Janë formuar edhe komisionet themelore të Qeverisë dhe atë: Komisioni për sistem ekonomik dhe politikë rrjedhëse ekonomike, Komisioni për sistem politik dhe Komisioni për resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në mbeldhje qeveritare u formuan edhe komisionet e posaçme të Qeverisë, dhe atë: Komisioni për emërim, Komisioni për çështje banesore dhe komiisoni për privatizim.

Në mbledhjen e Qeverisë është formuar edhe Komiteti udhëheqës për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, udhëheqës i të cilit është Oliver Spasovski, zëvendës i kryetarit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme