Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka shkarkuar edhe një herë Artan Kurtin nga pozita e inspektorit të përgjithshëm në BSHK, pasi më 3 prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi padinë e Kurtit kundër qeverisë dhe anuloi vendimin për shkarkimin e tij, i cili ishte një nga vendimet e para që ka marrë ekzekutivi i ri që kur u zgjodh në parlament.
Kurti u shkarkua më 9 nëntor të vitit të kaluar, me vlerësimin se nuk ishte zgjedhje adekuate për postin e inspektorit të përgjithshëm të ANB-së dhe me shënimin se ishte emëruar nga qeveria e Dritan Abazoviqit – me vlerësimin e të cilit, autoritetet ekzekutive nuk janë dakord.
Në arsyetimin e shkarkimit, Qeveria deklaroi se Kurti nuk ka pesë vite përvojë pune në sektorin e sigurisë, gjë që ishte kusht për plotësimin e asaj pozite.
Në fillim Qeveria e shkarkoi Kurtin për shkak se nuk ishte dakord me vlerësimin e Qeverisë së 43-të të Dritan Abazoviqit, e cila e emëroi Kurtin në atë pozitë. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative, një shpjegim i tillë i vendimit nuk ishte ligjërisht i vlefshëm për shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm të ANB-së.
Megjithatë, Artan Kurti nuk do të riemërohet në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të BSHK-së, sepse Qeveria ndërkohë ka miratuar një ndryshim në nenin 40 të Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, i cili kërkon pesë vjet përvojë në siguri nga sektori për pozitën që ka mbajtur.
Po ashtu, Qeveria nuk është e obliguar që t’ia kthejë mandatin Kurtit, sepse ndërkohë në atë pozitë është emëruar Predrag Buriq – i cili është me orar të plotë dhe jo ushtrues detyre.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës