Google ADS

Qeveria kroate vendosi rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë

08:53 | 25 Korrik 2024
E.G

Qeveria kroate vendosi të mërkurën rritjen e pagave të ministrave, përfaqësuesve parlamentarë, sekretarëve të shtetit, gjyqtarëve kushtetues dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë shtetërorë, njofton Alsat.M.

“Të ardhurat për zyrtarët që kanë qëndruar të pandryshuara për vite me radhë, tani jemi në pozitë që t’i rrisim ato, sepse me të gjitha arritjet është koha që kjo çështje të vendoset në rendin e ditës” tha me këtë rast kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Sipas tij “Pas mandatit të tretë, ministrat jo vetëm që nuk janë ndër të parët për nga lartësia e pagave në ministritë e tyre, por janë diku në mes. Ne mendojmë se kjo rritje e pagave është një masë antikorrupsioni. Pasi kemi siguruar një rritje të madhe ekonomike dhe kemi rritur pagat minimale, është koha të rrisim pagat e ministrave” tha Plenkoviq.

Kryeministri kroat shtoi se ka hequr dorë nga një pagë shumë më e lartë pak ditë më parë dhe se paga e tij nuk është shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera. “Rritja e pagave është aq e vogël sa që është e parëndësishme për ribalancimin e buxhetit”, tha Plenkoviq.

Pagat pritet të rriten me rreth 70 për qind, gati 2500 euro për kryeministrin dhe presidentin e Kroacisë.
Paga e Plenkoviqit duhet të jetë rreth 5500 euro ndërsa e presidentit, Zoran Milanoviqit rreth 6000 euro. Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq do ta ketë pagën rreth 5300 euro. Ministrat do të kenë paga nga 4000 deri në 5000 euro./ rtsh.al /

Të ngjashme