Qeveria e RMV-së tërhoqi propozim-Ligjin për Evidencën Amë, në të cilin propozohej mundësia e ndryshimit të gjinisë në aspektin juridik.
Në arsyetimin e drejtuar nga Ministria e Drejtësisë deri tek organi ekzekutiv thuhet se propozimi duhet plotësuar dhe zgjeruar.
“Propozimi tërhiqet për shkak të harmonizim shtesë me Ligjin për Evidencën Amë dhe për shkak të nevojës për formimin e sistemit të regjistrit të porsalindurve sepse duhet pasur parasysh faktin se dispozitat ligjore janë vjetërsuar dhe nuk përshtaten me gjendjen reale të sistemin tonë juridik. Në grupin tjetër përfshihen edhe personat e paevidentuar dhe kjo zgjidhje ligjore duhet harmonizuar me Ligjin për Personat e Paevidentuar në librat amë për vitin 2020. Ky ligj i cili rregullon evidencën në librat amë të personave të lindur, të kurorëzuar dhe të vdekur duhet t’i përfshinë ndryshimet e shpejta bashkëkohore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Në Kuvend sot nuk u diskutua ky ligj. Trupi amë, Komisioni për Sistem Politik konstatoi se propozimi është tërhequr për t’u plotësuar më tej.
“Konstatoj se me 9 vota për, u morr vendimi që pika e dytë e rendit të ditës, propozim-Ligji për Evidencën Amë tërhiqet. Unë do të doja të them se na kanë njoftuar nga Qeveria se ligji tërhiqet për t’u plotësuar”.
Nisma për mbrojtjen dhe avancimin e transgjinorëve në Maqedoninë e Veriut kërkon kthimin e Ligjit në procedurë duke theksuar se me tërheqjen Qeveria dhe Kuvendi këtë grup të qytetarëve e lë pa mbrojtje ligjore.
Më ndryshimet e propozuara, drafti i cili përmban flamurin e BE-së miratimin e të cilit Qeveria e kishte kërkuar që nga viti 2021 mundësohej ndryshimi i gjinisë vetëm përmes deklarimit dhe aktit noterial.
Arsyetimi i Qeverisë dhe dikasterit të Drejtësisë ishte se për shkak të dënimeve dhe gjobave që duhet t’i paguaj shteti si pasojë e vendimeve gjyqësore në Strasburg, nevojiten ndryshime ligjore të cilat duhet harmonizuar me legjislacionin Evropian.
Partitë politike deklaruan se nuk mbështesin një zgjidhje të tillë ligjore e cila sipas tyre bie ndesh me vlerat shoqërore dhe familjare./Alsat/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...