Google ADS

Qeveria ka përgatitur Ligj të ri për falje, parashikon dhe rehabilitimin e përkohshëm

15:59 | 21 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Qeveria ka përgatitur ligj të ri për falje. Përveç faljes së pjesshme dhe të plotë, zbutjes së dënimit ose masës së kujdesit, në zgjidhjen ligjore është parashikuar edhe rehabilitimi i parakohshëm.

Propozim-Ligji për falje, llojet e faljes
lirim të plotë ose të pjesshëm nga vuajtja e dënimit pas vendimit të plotfuqishëm;
ndryshimi i dënimit të shqiptuar me dënim më të butë nga lartësia e tij ose masë alternative;
ndryshimi i masës alternative me masë tjetër;
rehabilitimi i parakohshëm;
ndërprerja ose shkurtimi i pasojave juridike të cilat burojnë nga gjykimi;
ndërprerja ose shkurtimi i masave për siguri.

Rehabilitimi i parakohshëm i parashikuar me Kodin Penal nënkupton ndërprerje të parakohshme të dënimeve të cilët i thirren ndalesave, depërtimeve, pasojave juridike nga gjykimi dhe pastrimi i evidencës penale. Kjo dispozitë ligjore do t’i mundësonte që personat ndaj të cilëve përveç masës së dënimit i është shqiptuar edhe ndalesë për veprimtari kryesisht ekonomie, të mund të heqë të njëjtën përmes kërkesës për rehabilitim. Zgjidhja e ofruar ligjore jep mundësi që kërkesa për rehabilitim të bëhet edhe pas vjetërsimit të lëndës por edhe nuk varet nga lartësia e dënimit.

“Rehabilitimi i parakohshëm nuk është i kufizuar me faljen dhe as lartësinë e dënimit, as me llojin e veprës penale për të cilën është shqiptuar dënimi”, thuhet në Propozim-Ligjin për falje.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se qëllimi i ndryshimeve ligjore është tek përcaktimi i fazës kur mund të falë presidenti.

“Ideja ishte dhe unë e mbështes atë qasje që Presidenti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë të gëzon të drejtën e faljes vetëm pas vendimit të plotfuqishëm. 20 vitet e fundit kemi pasur kundërthënie të ndryshime nëse dikush e ka falur dikë politikisht në fazën e hershme të gjykimit, prandaj si në praktikat Evropiane duhet të lihet rrjedha e procesit gjyqësorë, të kryqëzohen argumentet e mbrojtjes dhe prokurorisë dhe në fund derisa presidenti vlerëson se ka hapësirë për përmirësim atëherë të ndërhyjë”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Rehabilitimi i parakohshëm do të mund të zbatohet edhe mbi gjobat, dënimet me kusht, vendimit të plotfuqishëm për lirim nga akuza dhe zbatimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. Me dispozitat e parapara rregullohet edhe e drejta e përsëritjes së lutjes për falje në përputhje me lartësinë e dënimit. /Alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme