Qeveria e shqiptarëve në Maqedoni

09:17 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar një fotografi me ministrat e rinj dhe deputetët e partisë së tij.

“Ky është vetëm një pjesë e ekipit të ri vendim-marrës i BDI-së në krye me liderin e pakontestuar të shqiptarëve, Ali Ahmeti, që siguron arritjen e çështjeve madhore për shqiptarët:

Shqipen zyrtare, barazinë e plotë të shqiptarëve, anëtarësimin në strukturat euroatlantike, si dhe implementimin me sukses të Marrëveshjes ndërkombëtare të Ohrit.Përkushtimi, respekti dhe puna e ekipit të ri vendim-marrës do të jenë mbi të gjitha prioritet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë! Kemi shumë punë për të bërë. Shpresojmë në tejkalimin e gjitha vështirësive, dhe me ndihmën e mijëra burrave dhe grave, djem e vajzave… që deri tash janë të instaluar në çdo pjesë të hallkave të sistemit të shtetit që në fund – me kokën lart – të implementojmë gjithë atë që kemi barrë gjithë ne. Na priftë e mbara”, shkruan deputeti Ejup Alimi./Tetova sot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme