Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.
Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Gjatë fjalës së saj, Xhaçka u shpreh se këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend, duke shtuar se pas këtij procesi zgjerimi i NATO-s të vazhdojë me Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut’, tha Xhaçka.
Ministrja deklaroi se hapi që finalizon anëtarësimin e dy vendeve skandinave është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë Qeverisë së SHBA-ve në cilësinë e shtetit depozitues të këtij traktati.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Vendimi i tyre erdhi pas agresionit rus në Ukrainë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...