Qeveria e Serbisë e gatshme të garantoj për Mlladiqin

14:46 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Qeveria e Serbisë do të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të akuzuarit për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq, për shkak të nevojave shëndetësore, ka thënë ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nella Kuburoviq.

“Lirimi është kërkesë e familjes dhe avokatit të gjeneralit Mlladiq. Ministria e Drejtësisë i ka nisur procedurat, sipas të cilave, Mlladiq do të lirohej përkohësisht për mjekim të mëtutjeshëm në Serbi”, ka thënë Kuburoviq.

Ajo ka thënë po ashtu se dhënia e garancive për Mlladiqin së shpejti do të vihet në rend dite në Qeverinë e Serbisë.

Mlladiq është akuzuar nga Tribunali i Hagës më 25 korrik 1995 për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimi rreth gjykimit të tij nga shkalla e parë e Tribunalit, pritet të merret deri në nëntor të vitit 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme