Qeveria e RMV-së sot mban seancë, Ligji për letërnjoftimet në rend dite

09:26 | 5 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 05.10.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 109-të me më shumë pika në rendin e saj të ditës për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, në rend dite janë më shumë propozime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, të rekomanduara nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa kanë të bëjnë edhe me Ligjet për emër personal, për letërnjoftim, për dokumente për udhëtim të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e vendbanimit dhe qëndrimit të qytetarëve dhe të tjerë.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për miratimin e Strategjisë për krijimin e rezistencës dhe ballafaqimit me kërcënime hibride, me Propozim-strategjinë për krijimin e rezistencës dhe ballafaqimit me kërcënime hibride dhe Plan veprimi për zbatimin e Strategjisë për krijimin e rezistencës nacionale dhe ballafaqim me kërcënime hibride, përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria në mbledhjen e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me detyrimet për dorëzim të rregullt në Qeveri, sipas politikave për llogaridhënie dhe transparencë në punë.

Të ngjashme