Qeveria e RMV-së pranon takim të liderëve por pa shantazh, opozita mbetet me kusht për zgjedhje të parakohshme

10:00 | 7 Maj 2022
S D

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski takimi i liderëve është i pranueshëm, por pa shantazh dhe me agjendë të zgjeruar, ndërsa kryetari i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski mbetet i mendimit se e vetmja zgjidhje për të gjitha problemet janë zgjedhjet e parakohshme dhe se pa këtë çështje nuk mund të diskutohet.

Kovaçevski, siç tha dje, konsideron se duhet të ketë një takim për temat me interes për qytetarët, e jo e vetmja pikë e rendit të ditës të jenë zgjedhjet e parakohshme, sepse zgjedhjet do të ketë në vitin 2024.

“Shantazh me numërim mbrapsht, pesë ditë, katër ditë, pika e vetme e rendit të ditës, zgjedhjet e parakohshme – nuk mund të ketë takim të tillë. Sepse nuk mund të jetë pika e vetme – zgjedhjet e parakohshme”, tha Kovaçevski dje pas vizitës së kompanisë gjermane nga automobilistika “Markart” në fshatin Dolno Kalaslari të Velesit.

Sipas Kovaçevskit, bllokimi nuk dëmton as Qeverinë dhe as Kuvendin, por vetëm dëmton kompanitë, qytetarët dhe shtetin./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme