Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar gjashtë kandidatë për ambasador, por emrat nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.
“Nuk mund të them emra. E vetmja gjë që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit. Do të presim miratimin nga shtetet dhe pastaj do të mund të komentojmë emrat e tyre”, njoftoi sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Tashmë në media jozyrtarisht është bërë e ditur se ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duhet të jetë ambasadore e re në BE, ndërsa drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski në Paris. Sa i përket Uashingtonit, ku prej shumë kohësh nuk ka ambasador, në mision diplomatik do të shkojë Zoran Popov, i cili është një diplomat karriere dhe aktualisht Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Përveç kësaj, procesi i përzgjedhjes së disa ambasadorëve të tjerë, përfshirë dy ish-drejtues të PLD-së, është në një fazë të avancuar. Njëri prej tyre është ish-lideri i Liberal Demokratëve dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili do të bëhet ambasador në Beograd. Meqë ra fjala, Zhernovski pasoi Jovan Manasievskin si lider të ri të PLD-së, i cili duhet të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Ankara.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...