Qeveria e RMV-së: EMV plotëson plotësisht nevojat e brendshme, nuk importon energji elektrike

11:38 | 27 Tetor 2022
A. B.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se SHA EMV ka prodhuar 11,569 MWh energji elektrike më 26 tetor 2022.

“Në termocentralet janë prodhuar 8,449 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3,120 MWh.

Prodhimi i energjisë elektrike në SH.A. EMV për nevojat e tregut të rregulluar (amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël) po zhvillohet pa probleme në dy blloqet e TEC Manastir dhe Nëndega për Energjetikë”, deklarojnë nga Qeveria.

Sipas njoftimit nga shërbimi për shtyp i qeverisë, prodhimi është intensifikuar në TEC Manastir për shkak të ndërprerjes në TEC Osllomej, ku është duke u riparuar një tub i prishur, që është defekti më i shpeshtë në termocentralet. TEC Osllomej duhet të rikthehet me punë nga e shtuna, 29 tetor./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme