Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 23-të, në të cilën do të shqyrtojë më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Siç njoftojnë nga qeveria, në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohen Raportet gjysmëvjetore për shumën dhe numrin e kredive të miratuara të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), Kovid 1 linja kreditore dhe linja kreditore për mbështetjen e shoqatave radiodifuzive tregtare.
Sipas rendit të propozuar, në mbledhje do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.
Mbledhja e rregullt e 23-të pritet të filloj në orën 15:00, ndërsa para fillimit të saj do të mbahen dy mbledhje tematike.
Mbledhja e 21-të tematike, me fillim në orën 12:00, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore është me pikë të vetme në rendin e ditës – Prezantim i Bankës Botërore në portofolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në orën 14:00, do të fillojë mbledhja e 22-të, gjithashtu tematike, në të cilën do të shqyrtohet Informacioni për krijimin e Strategjisë nacionale zhvillimore 2021-2041 me propozim kornizë metodologjike./Telegrafi/
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...