Qeveria e Maqedonisë: Të anulohen të gjitha tubimet publike deri më 6 mars

15:57 | 28 Shkurt 2020
A. B.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi informacionin lidhur me hapat e ardhshme dhe vendimet që kanë të bëjnë me parandalimin e hapjes së coronavirusit.

Ministrat e Qeverisë në mbledhje konstatuan se të gjitha masat që i ndërmori Ministria e Shëndetësisë, rekomandimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin me menaxhimin me kriza, si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme nga të cilat dalin masat e përditshme dhe rekomandimet nga Shtabi i Krizës, nga Komisioni për sëmundjet infektive, si dhe nga Instituti për Shëndet Publik, dhanë rezultatet e pritura, se situata për parandalimin e shpërndarjes së padëshirueshme të coronavirusit po realizohet tërësisht.

Në drejtim të parandalimit të mëtutjeshëm adekuat, Qeveria e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 2020, i formuar në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe solli konkluzë që tu rekomandohet organizatorëve ti anulojnë të gjitha tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.

Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet publike më të mëdha të cilat janë të planifikuara për këtë periudhë, siç janë Karnavali i Strumicës, Karnevali “Proçka” në Prilep dhe të ngjashme.

Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive, që ndeshjet në periudhën e përcaktuar deri më 6 mars të luhen pa publik.

Gjithashtu rekomandimi i Qeverisë vlen edhe për manifestimet më të mëdha argëtuese dhe kulturo-artistike.

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme rekomandoi që të gjithë organizatorët e ngjarjeve tjera publike, të gjitha vendimet ti sjellin në bazë të konsultimeve dhe mendimeve të Komisionit të sëmundjeve infektive.

Qeveria e ngarkoi Komisionin për sëmundje infektive të vazhdojë ta informoj Qeverinë, Komitetin drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe Shtabi i krizave për gjendjen epidemiologjike për korona virusin, që të planifikohen hapat e ardhshëm në parandalimin dhe përballimin me situatën.

Në këtë mbledhje, Qeveria i angazhoi Inspektoratin e Tregut dhe Agjencinë për Barëra dhe Pajisjeve Mjekësore të Republikës së Maqedonisë (MALMED) të kryejë inspektim dhe kontroll të rezervave të pajisjeve mbrojtëse për parandalim të përhapjes së virusit në barnatore dhe në rast se vërteton rritje pa bazë të çmimeve, të ndërmerr masa adekuate për rregulloret ligjore dhe kompetenca.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që në mbledhjen e ardhshme të dorëzojë Informacion se si po zbatohen masat të cilat i përcaktoi Shtabi i krizave.

Si një nga konkluzat nga kjo mbledhje është edhe vendimi për vendosjen e bashkëpunimit me “Kryqin e Kuq” të RMV-së dhe të thirren vullnetarët e tyre që të asistojnë në pikat kufitare në anketimin e personave që hyjnë në vend, në bashkëpunim me anëtarët e policisë kufitare.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi Informacionin për pasojat nga stuhia me erë të fuqishme më 26 shkurt dhe solli konkluzë që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të ngrejë procedura për përgjegjësi për shembjen e fasadave dhe pjesëve tjera të objekteve publike, në bazë të inspektimit të shërbimeve eksperte të cilët e bënë në ndërtesën e MEPSO-s, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në objekte tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme