Google ADS

Qeveria e Maqedonisë shpall konkurs të ri për drejtorë, me afat të zgjatur

12:44 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shfuqizoi konkursin e shpallur më 31 janar për drejtorë dhe zv.drejtorë. Në gazetat ditore dje u shpall konkurs i ri për korrigjimin e konkursit paraprak për plotësimin e 69 vendeve të drejtorëve dhe 25 zv.drejtorëve.

Në pyetjen e “Makfaks” për atë se çka është qëllimi i shpalljes urgjente të konkursit, nga Qeveria deklaruan se gjithçka është në kuadër të ligjit dhe nuk ekziston asnjë qëllim në afatet e shkurtuara të shpalljes së konkurseve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse kryerësit e detyrës së drejtorit në këto institucione, të cilëve iu përfundon mandati, do të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur dokumentet e nevojshme për të aplikuar në konkurse, nga Qeveria thonë: “Bëhet fjalë për poste të larta dhe të gjithë kandidatët që do të aplikojnë do të jenë të vetëdijshëm se kriteret për ato vende pune duhet të plotësohen në tërësi”./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme