Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall tender për maska

22:18 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Qeveria ka hapur tender për blerjen e maskave mbojtëse, për siç thonë parandalimin e pasojave të virusit Covid-19. Nga shërbimi qeveritarë thonë se të drejtë aplikimi fillimisht kanë prodhuesit vendor. Ndërsa, ndër kushtet që ata duhet t’i plotësojnë prodhuesit, janë që nëse i prodhojnë me materialin e tyre të kenë çmim 40 denarë për maskë, kurse me material të Qeverisë 25 denarë për maskë si dhe kërkojnë që në ditë të prodhohen 2000 maska.

“Të drejtë pjesmarrjeje kanë prodhuesit që bëjnë porosinë e së paku 2000 maskave në ditë, e njejta të bëhet për periudhën sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. Çmimi i vetëm i maskës të jetë 40 denarë, plus TVSH e vlerës së maskës nga materiali i punuar për operatorin e tyre ekonomik dhe maksimum 25 denarë, plus TVSH për vlerën e maskave të punuara nga materiali i siguruar nga Qeveria e RMV-së”.

Poashtu njoftojnë se, maskat duhet të jenë për më shumë përdorime dhe të punuara 100% nga pambuku. Thirrja publike duhet të bëhet më së voni deri më datë 27 të këtij muaji në orën 15:00.

Ndryshe, Qeveria ka sjellë vendim që me shkurtimin e orës policore në të gjithë territorin e shtetit të bëhet zëvendësim i masave me përdorim të maskave mbrojtëse. Përdorimi i tyre në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura ku nuk ka hapsirë për distancë prej më shumë se dy metrash, është i detyrueshëm. Kështu blerja e tyre është rritur në mënyrë të konsiderueshme, pasi nëse qytetarët kanë punë në shitore, markete, barnatore dhe të ngjajshme, nuk lejohen që të hyjnë nëse nuk janë të pajisura me maska. Por edhe për mos përdorimin e tyre janë parapar edhe gjoba, edhe atë 50 për person fizik dhe 2000 euro për person juridik./shenjatv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme