Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka shkarkuar dhe zgjedhur drejtorë të disa institucioneve.
Drejtor i Postave të Maqedonisë së veriut është emëruar Jani Makraduli, kuadër i LSDM-së, i cili deri tani ka qenë zv/minister i ekologjisë. Makraduli paraprakisht është zgjedhur anëtar i bordit drejtues të kësaj shoqërie aksionale me capital shtetëror, përcjell INA.
Jasna Dukovska – Jegeni është emëruar anëtare e Këshillit për përparim dhe mbikqyrje të rezivionit.
Deniz Ismaili është shkarkuar nga detyra e u.d të drejtorit të Drejtorisë për Prodhime të dedikuara, në vend të tij ushtrues detyre është zgjedhur Emil Dimitrovski. Lutfi Akiki është zgjedhur drejtor i Drejtorisë për bujqësi për farëra dhe të mbjellura.
Bajram Gjuliovski është shkarkuar nga detyra e u.d të postit të zv/drejtorit të Agjencisë për Rezerva të mallrave dhe në vend të tij është emëruar Keti Smilevska.
Jovan Despotovski është shkarkuar nga posti i drejtorit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.
Sllobodan Bliznakovski është emëruar drejtor i Agjencisë për emigracion, ndërsa Ilmi Selami në postin e zv/drejtorit Entit Shtetëror të Statistikave, edhe ate në cilësinë e ushtruesit të detyrës.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...