Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se po punojnë për ribanalcim të buxhetit, si pasojë e krizës globale.
Kovaçevski tha se ky është viti më me krizë në Evropë dhe në botë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është normale që të ketë ribalancim të buxhetit.
“Në Ministrinë e Financave, shërbimet po punojnë për përgatitjen e ribalancit. Nuk është një proces i thjeshtë. Ajo do të bëhet përmes procedurës së paraparë me ligj dhe kur të jetë në rend dite do të vihet në Qeveri dhe Kuvend”, tha Kovaçevski.
Sa i përket huamarrjes, Kovaçevski theksoi se ajo tashmë është e paraparë në buxhet në vlerë prej 600 milionë euro dhe me shumë një pjesë do të bëhet në tregun e jashtëm dhe një pjesë në tregun e brendshëm.
Qeveria, siç theksoi Kovaçevski, është në kontakt të vazhdueshëm me Bankën Popullore të vendit sepse në kushtet kur ka inflacion të importuar botëror, politika monetare dhe fiskale duhet të koordinohen dhe harmonizohen njëra me tjetrën.
Për borxhin publik, Kovaçevski tha se vitin e kaluar borxhi publik është ulur në 59,9 për qind, por këtë vit për shkak të krizës aktuale do të rritet./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...