“Qeveria do ta vazhdojë politikën e mospërzierjes në punën e mediumeve. Këtë ditë e shënojmë në atmosferë të lirimit medial nga çfarëdo lloj ndikimesh”. Kështu porositën përfaqësuesit qeveritarë në konferencën e përbashkët për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediumeve.
Kryeministri Zoran Zaev, duke e uruar këtë ditë, tha se në dy vitet e fundit është arritur përparim i madh këtë fushë, por ende sipas tij, shumë punë.
“E përshëndes zërin e mediumeve, kthesën kritike të mediumeve. Treguam se dimë jo vetëm të dëgjojmë, por edhe të korrigjohemi, dhe besoj se vetëm ashtu të gjithë ne do t’u shërbejmë qytetarëve. Jo rastësisht thuhet se mediumet janë pushteti i katërt, dhe nëse punojmë në atë plan, shumë gjëra mund të arrijmë”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, mediumet do të ishin më të zëshme nëse do të ishin edhe financiarisht të pavarura, dhe do të ishin edhe më të rëndësishme nëse do të ishin motivuar përmes burimeve të pavarura të financimit.
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, theksoi se vendi arriti përparim të madh në lirinë e mediumeve dhe në pjesën e transparencës, si dhe në pjesën e përmirësimit të kushteve për funksionim të mediumeve dhe lirisë së të shprehurit, që sipas tij, është argument më shumë që i shkon në dobi Qeverisë e para së gjithash Bashkimit Evropian.
“Këtë ditë sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut e shënojmë në atmosferë të mediumeve të lira nga çfarëdo lloj ndikimi politik, ekonomik apo çfarëdo tjetër. Ajo që është kyçe, se ne si përfaqësues të Qeverisë duhet dhe sot ju bindim: kjo Qeveri asnjëherë nuk do të përzihet në punën e mediumeve”, theksoi Robert Popovski, ministër për Transparencë, llogaridhënie dhe komunikime.
Kjo Qeveri, sipas tij, tërësisht i prezanton politikat para opinionit dhe është maksimalisht e hapur.
Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, prej 1 qershorit të vitit 2017 janë zgjidhur të gjitha sulmet ndaj gazetarëve, ndërsa në vitin 2018 numri i tyre është pakësuar tre herë. Për rastin prej para dy javëve në Haraçinë tha se duhet të lihet kohë në mënyrë që ai të ndriçohet.
Mançevski përkujtoi se edhe krahas bisedave të gjata me opozitën për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, ai është sjellë dhe se paraprijnë reforma lidhur me Këshillin e ASHAAM dhe radioifuzerit nacional. Ky Ligj, sipas tij, është baza për departizim deh depolitizim të mbetjeve nga ndikimi politik në mediume.
Ndryshe, me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit kanë reaguar edhe shoqatat mediatike në vend. Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM) përmes një kumtese të përbashkët kërkojnë përpjekje më të forta për reformat në media.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër