Grupi i deputetëve të shumicës, deputetët Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Xhevat Ademi, Rexhail Ismaili, në Kuvend propozuan ndryshime në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve shtetërore dhe në Ligjin për qeveri.
Me ndryshimet propozohet të krijohet ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Bëhet fjalë për dy pika që janë vendosur për rend dite në seancën e Kuvendit më 14 mars.
“Për shkak funksionimit të shtetit në punët lidhur me sistemin politik, zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe parimet që dalin nga kjo marrëveshjes, si dhe avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishte e nevojshme të krijohet ministri e re për sistemet politike dhe marrëdhënie mes bashkësive”, shkruan arsyetimin ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahas këtyre ndryshimeve në Ligjin e organizimit dhe punës së organeve shtetërore, deputetët propozojnë edhe ndryshime në Ligjin për qeveri. Qëllimi i këtij Propozim-ligji është të bëhet harmonizimi me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve shtetërore, ku parashihet krijimi i një ministrie për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Në dy tekstet e Propozim-ligjeve propozohet fshirja e Sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Propozim-Ligji siguron mjete financiare shtesë nga buxheti i shtetit. Ky ligj hyn në fuqi në ditën e tetë pas shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe do të nis me punë më 1 qershor të këtij viti.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...