Qeveria sot në seancë të mbyllur e aprovoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve të vendit tonë në destinacionet vijuese: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin Evropian (Strasburg), KB (Gjenevë), Dohë, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.
Kjo lista do t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski, përcjell telegrafi maqedoni.
Fillimisht në listë ishin 21 kandidatë, por janë vërtetuar 19, pasi dy kandidatë duhet të bëjnë hapa plotësues.
Zaev në paraqitjen e tij në debatin “Rruga drejt anëtarësimit në NATO: Nga shtet i izoluar drejt shtetit të integruar” në Fakultetin Filozofik në Shkup, theksoi se përfaqësuesi i ri diplomatik në selinë e NATO-s në Bruksel do të jetë ambasadori i parë i Maqedonisë së Veriut, si një vend anëtar i NATO-s.
Kryeministri njoftoi se propozimet për ambasadorët e rinj sot do të dorëzohen deri tek presidenti i shtetit, i cili duhet të vendosë për emërimin e tyre.
Ambasador i ri në Bruksel, do të jetë Dane Taleski këshilltari i deritanishëm për politikë të jashtme i kryeministrit Zaev, siç informuan pardje nga Qeveria.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...