Qeveria e Maqedonisë: Protesta është e drejtë demokratike, nuk jemi kompetent për vendimet e KRRE-së

21:33 | 7 Gusht 2020
A. B.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka komentuar shkurt protestat e djeshme kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike.

Prej atje thonë se protestat janë e drejtë demokratike dhe nuk kanë asgjë kundër. Ndërsa për vendimin e KRRE-së, thonë se nuk janë kompetent.

“Për Qeverinë, protesta e djeshme është e drejtë demokratike, por ne nuk kemi kompetenca për vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, si institucion i pavarur”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, dje mijëra protestues në Tetovë, Shkup dhe Gostivar dolën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Theksojmë që para disa ditësh, KRRE vendosi ta rrisë çmimin e rrymës për 7.4 përqind./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme