Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencë për shtyp në selinë e Qeverisë, ka prezantuar propozim–buxhetin për vitin 2018. Mbrëmjen e djeshme Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar për ta dërguar më pas në Kuvendin e Maqedonisë për debat dhe miratim.
Kryeministri Zaev deklaroi se buxheti për vitin 2018 do të jetë 3.4 miliardë euro, me deficit buxhetor prej 2.7% Prodhimi Bruto Vendor (PBV), më i ulët në krahasim me vitin 2017, i cili ishte vetëm 2.9%.
Zaev gjithashtu paralajmëroi rritje të investimeve kapitale dhe shkurtim të harxhimeve jo-produktive. Gjithashtu Zaev, tha se do të ketë rritje të rrogave në arsim dhe shëndetësi për 5%, ndërsa në mbrojtje me 10%.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”