LSDM-ja është duke i përgatitur ndryshime në Ligjit për mbrojtje nga duhani, diçka që një kohë të gjatë e paralajmëronte edhe gjatë fushatës zgjedhore. Sipas deputetit Tomisllav Tuntev megjithatë, zgjidhja e re ligjore nuk do të dallojë shumë nga ajo aktuale.
Sipas Alsat-M, ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve.
“Është e palogjikshme, ranë ca pika shiu dhe fryni erë e lehtë, dikush nga mysafirët kërkoi të lëshohet najloni, meqë kanë ndryshuar kushtet meteorologjike dhe tani ju nga ai moment nga duhanpirës duhet të shndërroheni në mos pirës të duhanit, vetëm për arsye se njëri najlon ose njëri qelq është mbyllur. Ne propozojmë aty ku është e lejuar pirja e duhanit të jetë e lejuar pa marrë parasysh kushtet meteorologjike – tha Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së.
Për ndryshime më të mëdha, si për shembull të lejohet pirja e duhanit në një pjesë të objektit hotelierik do të mendohet në mënyrë shtesë. Hotelierët konsiderojnë se është mirë që përfundimisht të vendoset se në cilat tarraca lejohet pirja e duhanit, meqë interpretimet e ndryshme kanë rezultuar me gjoba selektive nga ana e inspektorëve.
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë