Google ADS

Qeveria e Maqedonisë përgënjeshtron spekulimet se negociatat me Greqinë kanë dështuar

14:05 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes që i mbron dhe përforcon dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Spekulimet në këto çaste të ndjeshme nuk mund të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi strategjik me interest kombëtar, thonë nga Qeveria e Maqedonisë në lidhje me spekulimet nga mediat rajonale, përcjell telegrafi maqedoni.

Më e rëndësishme, siç thonë nga Qeveria, është të arrihet zgjidhje cilësore dhe e pranushme për të dyja palët, zgjidhje e cila do të jetë e qëndrushme.

“Miqësia e ndërtuar mes dy shteteve është depozitë e madhe për ardhmëri të përbashkët, ndërsa bashkëpunimi në të ardhmen vetëm do të shtohet. Qeveria e Maqedonsië mbetet fuqishëm e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësinë në BE dhe NATO, ndërsa është e qartë se për arritjen e tyre është e detyrushme të tejkalohet kontesti i emrit me Greqinë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme