Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se vazhdimisht ndjek gjendjen dhe me masa konkrete vepron për të ruajtur standardin e qytetarëve.
Ata shtojnë se do të ketë masa të reja për tejkalimin e gjendjes ekonomike me qëllim të mos ketë rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore dhe burimeve të energjisë.
“Qeveria me të gjithë pjesëmarrësit, sindikatat, odat, punëdhënësit në kuadër të Këshillit Ekonomik, si dhe me ekspertë të jashtëm, do të diskutojnë për tejkalimin e situatës aktuale në vend, si pasojë e zhvillimeve botërore që po ndjehen edhe te ne. Secili në domenin e tyre do të jep kontributin e tyre në perceptimin e situatës që do të ishin propozime dhe ide të mundshme për zgjidhje të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Nga qeveria theksojnë se nuk do të ketë ndryshime në faturat e energjisë për ngrohje të amvisërive.
“Me këtë vendim qeveritar bëhet ndryshim në Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore dhe pengesave në tregun e energjisë për ngrohje. Me këtë ndryshim përcaktohet baza ligjore për miratimin e një mase për mbështetje financiare që do të kompensojë dallimin në çmimin e energjisë për ngrohje për furnizuesit e ngrohjes në mënyrë që të eliminohet mundësia që dallimi i çmimit të jetë ngarkesë e konsumatorëve të ngrohjes nga kategoria e amvisërive”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën