Qeveria e Maqedonisë nuk mendon tërheqjen e anëtarëve të saj nga Komisioni maqedono-bullgar për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë.
Këtë në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski.
Ai tha se Qeveria vlerëson se Komisioni është një segment për zgjidhjen e problemeve dhe presin që të vazhdojë me zgjidhjen e problemeve siç është bërë me pesë persona historik dhe tre ngjarje historike.
“Qeveria ka vendosmëri që t’i jep mundësi për këtë proces dhe për këtë punojmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, siç është Gjermania. Në kështu kushte të sfidave, është e qartë se identiteti kombëtar maqedonas është e pamundur që të bëhet pjesë e negociatave. Qeveria nuk do të heq dorë nga e drejta për vetëvendosje”, tha Arsovski, duke shtuar se nuk ka informacione se kur mund të organizohet takimi i radhës në mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borissov./Telegrafi/
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...