Qeveria e Maqedonisë me vendime të reja: Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave gjatë gjithë ditës

19:51 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme qeveritare mori vendim që të ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në hapësira publike, përkatësisht në parqe, hapësira publike apo kudo tjetër në hapësirë të hapura. Ndalesa do të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe gjithë javës.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se ish-ushtarë të ARM-së, mbi 45 vjet do të përfshihen si mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në mirëmbajtjen e rendit në spitale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria kërkojnë se Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Minsitrisë së Shëndetësisë për të menaxhuar me pasojat e COVID-19 për një periudhë të caktuar do të japë automjete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme