Pushteti ekzekutiv në Maqedoni është në vend të fundit në rajon sipas shkallës së transparencës, tregojnë hulumtimet e bëra në kuadër të projektit “Aktion SEE” që është implementuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” .
Sipas Tamara Rasavskës, koordinatore e projektit të “Metamorfozis”, analiza është bërë në bazë të ueb-faqeve të institucioneve, regullativës ligjore, akteve nënligjore dhe pyetësorëve dërguar nëpër institucione.
“Maqedonia qëndron më ulët në rajon sipas transparencës së pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht ka 36% hapje sipas indikatorëve, që është e habitshme. Duhet të punohet më shumë në implementimin e detyrimeve të ndërmarra. Ligji për qasje deri te informatat e karakterit publik është i shkëlqyeshëm dhe ndodhet në vend të lartë, por implementimi është i ulët. Institucionet i injorojnë dhe nuk përgjigjen në kërkesat e gazetarëve për informata të karakterit publik”, tha hulumtuesja Dançe Danillovska.
Sipas hulumtimit, Qeveria e Maqedonisë është në vend të fundit në rajon dhe plotëson vetëm 32% të indikatorëve. Ministria më dobët e ranguar, sipas transparencës, është Ministria e Mbrojtjes, ndërsa më lartë radhitet Ministria e Punës dhe Politikë Sociale.
“Në pjesën e furnizimeve publike, ministritë publikojnë vetëm 13% plane vjetore për furnizime publike. Edhe më e habitshme është gjendja me organet tjera ekzekutive, të cilat kanë 25% transparencë, ndërsa bashkëveprimi me qytetarët është më i ulët në rajon, gjegjësisht përfshin 11%”, tha hulumtuesja, Nada Naumovska.
Hulumtimi për pushtetin ekzekutiv është zbatuar në gjashtë vendet të Ballkanit Perëndimor, në periudhë prej në tetor deri në dhjetor të 2016-tës, që të shihet se sa institucionet u përmbahen standardeve të transparencës. Në Maqedoni janë analizuar 112 institucione, ndërsa sot janë prezantuar të dhënat për qeverinë, 15 ministritë dhe për 39 organe ekzekutive. Hulumtimet e tilla do të përsëriten edhe në vitin 2017-të dhe në vitin 2018-të, ku do të dalin rekomandime për institucionet se si ta përmirësojnë hapjen, Portalb.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...