Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka demantuar informacionet se funksionarët shtetëror janë vaksinuar kundër coronavirusit.
Në një postim në llogarinë zyrtare të zëdhënësit të Qeverisë, thuhet se informacionet se ndonjë ministër është vaksinuar, janë të rrejshme.
“I demantojmë ashpër, nuk ekziston asnjë ministër i vaksinuar. I bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që e shpërndajnë këtë dezinformatë të rëndë të largohen nga manipulimet e popullsisë në këto momente të rënda të gjendjes shëndetësore në shtet”, thuhet në postim, si përgjigje ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, i cili e ka shpërndarë një lajm se ministrat janë vaksinuar.
Milloshoski duke iu referuar një portali nga Shqipëria, thotë se Carovska, Grubi dhe Mariçiq kanë marrë “VIP vaksina”.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...