Qeveria e Maqedonisë kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

22:01 | 13 Prill 2021
L G

Në mbledhjen e sotme qeveritare është miratuar Propozim-vendimi për për vazhdimin e gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ky Propozim-vendim do t’i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë për procedurë të mëtutjeshme.

“Me propozim të Komitetit për koordinim dhe menaxhim të sistemit të menaxhimit të krizave, në mbledhjen e sotme, Qeveria e ka vërtetuar Propozim-vendimin për miratim të vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe ka sjellë vendim që këtë propozim ta dorëzojë në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme