Qeveria ka miratuar disa përfundime dhe rekomandime për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e qytetarëve nga coronavirusi. Siç thuhet në deklaratë, në seancën e sotme, bazuar në rekomandimet e Shtabit të Krizave për ballafaqim me coronavirus të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komiteti drejtues të sistemit me menaxhim të krizave, janë nxjerrë më shumë konkluzione në interes të mbrojtjes së shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve.
Në seancë janë konfirmuar përfundimet e Ministria së Shëndetësisë për formimin e qendrave për informimin e opinionit ku do të kyçet edhe policia kufitare, qendra për ballafaqim me kriza dhe sektori për marrëdhënie me opinionin në Qeveri.
Qeveria mori vendim që të kufizojë hyrjen në vend nga zonat e krizës së Italisë veriore vetëm përmes aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe në vendkalimet kufitare Qaf Than, Tabanoc, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair.
Qeveria mori vendi që të obligojë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe universitet që të anulojnë udhëtimet e planifikuara dhe ekskursionet për në Itali.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?