Zëvendëskryeministri i Qeverisë i caktuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit, Ljupçe Nikollovski, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetarja e Këshillit Inspektorial, Magdalena Filipovska-Grashkoska dhe drejtorët e shërbimeve inspektoriale, mbajtën mbledhje në lidhje me kontrollet që ndodhën gjatë kësaj fundjave si dhe propozimet për propozimet për rritjen e kompetencave të inspektorëve.
Në mbledhje u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse e që parashohin autorizime më të mëdha për inspektoriatet të cilët inspektojnë nëse zbatohen protokollet.
Kompetencat e reja janë paraparë të vlejnë për të gjitha inspektoratet si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal, ndërsa propozimet do të dërgohen në mbledhjen e ardhshme qeveritare.
Ndryshe, që nga fillimi i muajit deri sot, Inspektorati Shtetëror kishte 160 kontrolle në gjithë shteti. Më së shumti në Manastir 37, Gostivari 30, Shkup 28, dhe në qytete tjera.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë