Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese për media ka kërkuar falje ndaj Republikës së Austrisë për lëshimet protokollare që ndodhën sot gjatë vizitës zyrtare të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, në Shkup.
Nga Qeveria thonë se gabimi me flamurin është bërë nga ana e zyrtarëve për protokoll dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa shtojnë se deri tek gabimi ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe të flamujve të Austrisë dhe Letonisë.
Përndryshe, gjatë pritjes solemne të Sebastian Kurz para Qeverisë së Maqedonisë, në vend të flamurit austriak qëndronte ai i Letonisë, ndërsa kjo së pari është vërejtur nga gazetarët austriak të cilët kishin udhëtuar së bashku me delegacionin e shtetit./Telegrafi/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...