Google ADS

Qeveria e Maqedonisë kalon ligjin për gjuhën shqipe

18:25 | 31 Korrik 2017
M. A.

Qeveria planifikon ta mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që sot në mbledhje të qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Osmani për këtë e informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE opozitare, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështje, transmeton MIA.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme