Kryetari Gjorge Ivanov nuk i është përgjigjur propozimit për pranimin e mjetit të llogaridhënies, duke refuzuar t’i informojë qytetarët për shpenzimet e tija zyrtare.
“Ende nuk ka përgjigje nga kryetari Gjorge Ivanov, në letrën e Qeverisë me propozim dhe që edhe Zyra e kryetarit të pranojë mjetin e llogaridhënies për një qeverisje transparente, të pastër dhe të përgjegjshme. Qeveria i kërkoi kryetarit të Republikës të Maqedonisë të paraqesë për opinionin informacionin dhe të dhënat për shpenzimin e parave të qytetarëve”, thuhet në deklaratën nga konferenca e shtypit të qeveris.
Më 29 maj letra e dërguar nga ministri për komunikacion, ndërgjegjshmëri dhe transparencë, Robert Popovski, e ka njoftuar kryetarin Ivanov për mjetin e llogaridhënies për transparencë, ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi të qeverisjes, transmeton telegrafi.
Mjeti i llogaridhënies për qeverisje të përgjegjshme u janë propozuar edhe kryetarëve të komunave, të cilët ndërkohë me vendim të Këshillit drejtues të BNJVL-së kanë marrë një rekomandim për publikimin e kostove të bartësve të zyrave publike në faqet e tyre.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...