Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, së bashku me anëtarët tjerë të qeverisë dhe përfaqësues të partive politike të cilat janë deklaruar për mbështetje të referendumit, sot kanë filluar fushatën për siç thonë, njoftimin e qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë.
Zoran Zaev tha se qëllimi i fushatës është që të njoftojë qytetarët për dobitë që sjell marrëveshja me Greqinë dhe referendumi i suksesshëm.
“Së bashku do të forcojmë trashëgiminë, dhe do të fitojmë perspektivë si anëtarë të NATO-s. Referendumi në Maqedoni do të mbahet me konsensus, sikur referendumi për pavarësi. Koha është që Maqedonia të shkojë më shpejtë drejt rrugës së drejtë. Debati në shoqëri është i rëndësishëm, por duhet të ngritet mbi përgjegjësinë e vendimit. E ardhmja e fëmijëve tanë është më e rëndësishme se çdo parti politike. Kjo është mundësi historike, që së bashku të shkojmë në etapën tonë të fundit në Evropë. Na kritikoni për marrëveshjen me Greqinë, por mos e lëshoni këtë mundësi që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës. Unë çdo herë kam vlerësuar kritikën konstruktive”, tha mes tjerash Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai ju bëri thirrje edhe Mickoskit edhe OBRM-PDUKM-së që të mbështesin referendumin, duke shtuar se Evropa dhe NATO janë mbi partitë politike.
“Sot fillojmë fushatën me të cilën do të informojmë qytetarët për dobitë për marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO. Së bashku mund të kemi dobi nga këto veprime. Nuk janë dobi që do të jenë me kohë të caktuara, por do t’i ndjejë çdo familje. Qasja në tregun e Evropës do të jetë më i lehtë, që do të thotë se bizneset do të kenë mundësi për zhvillim më të madh”, shtoi Zaev.
Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se nga referendumi dhe marrëveshja me Greqinë do të përfitojnë shteti dhe gjithë qytetarët.
“Vendi jonë dhe shoqëria jonë gjendet para momentit kur duhet guxim dhe vendosmëri. Ju ftojmë të votoni për NATO dhe BE. Referendumi është për shoqëri më demokratike me sundim të rendit dhe ligjit, si dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha mes tjerash Ahmeti.
https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/318507868700957/
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndes...
Qeveria braziliane ka ndaluar përdorimin e telefonave në shk...