Në mbledhje qeveritare që është caktuar sot në rend dite do të jenë protokollet e porpozuara për mësim sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Ata propozojnë që mësimi të zhvillohet online, ndërsa prania fizike në mësim të vlejë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë dhe për shkollat me numër më të vogël të nxënësve.
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska deklaroi se propozim-protokollet dje janë shqyrtuar edhe me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Sanitar të cilët bashkërisht me Inspektoratin arsimor do të kontrollojnë realizimin e mësimit dhe respektimin e protokolleve shëndetësore. Sipas inspektratit, është e pranueshme që në shkolla të jenë të pranishëm në një ndrim 50 nxënës.
MASH dhe Shtabi Koordinativ i Krizës javën e kaluar kanë kërkuar të dhëna nga çdo shkollë, posaçërisht nga shkollat në vendbanimet rurale.
Sipas Naumovskës, dy e treta e shkollave janë shkola rurale me pak nxënës ku mund të ndiqet mësimi, ndërsa në Maqedonia ka rreth 450 shkolla fillore dhe rreth 100 shkolla të mesme./telegrafi
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë