Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi thotë se i dënon sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”.
Nga Qeveria shtojnë se në shoqëritë demokratike secili ka të drejtë për shprehjen e pakënaqësisë, por incidentet e dhunës janë të papranueshme.
“Çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose gojor, do të dënohet dhe gjobohet rreptësisht dhe se të gjitha institucionet, si prokuroritë dhe gjykatat duhet të veprojnë maksimalisht në mënyrë të shpejtë ndaj çdo sulmi ose kërcënimi kundër punonjësve mediatik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”, kishte incidente mes protestuesve dhe policisë./Telegrafi/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media