Qeveria e Maqedonisë njofton se përmbajtja e plotë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve është dërguar për vlerësim deri tek Komisioni i Venedikut, së bashku me tekstin alternativ të nenit 8, e cila nuk është pjesë e Ligjit, për shkak se janë shtruar disa çështje për përputhshmërinë e saj me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në letrën e cila si propozim është pasuar deri tek kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukiçino, thuhet se, si deri më tani mendimi i Komisionit të Venedikut për rregullativën ligjore në vend përfaqëson mbështetje të veçantë në reformat e sistemit të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i të cilës është vendosja e standardeve më të larta evropiane, veçanërisht se Ligji për përdorimin e gjuhëve rregullon një çështje mjaft të rëndësishme në fushën e zbatimit të programeve të caktuar të Republikës së Maqedonisë për të krijimin e një shoqëri për të gjithë.
Në letrën e dërguar deri tek Komisioni i Venedikut shkruan se për dërgimin e Ligjit dhe alternativa e nenit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë për të njëjtat pret mendim nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me standardet evropiane dhe me principin e qeverisjes të së drejtës.
Në letrën e dërguar gjithashtu shkruan se Ligji për përdorimin e gjuhëve del nga marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila është zbatuar në Kushtetutën e Republikë së Maqedonisë.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...