Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pritet që për herë të parë ta vizitojë Republikën e Kosovës. Shkupi zyrtar ka konfirmuar se ai do të vjen në vendin tonë në javën e dytë të dhjetorit.
Zëdhënësi i Qeverisë në Maqedoni, Mile Boshnjakovski, ka thënë për “Indeksonline” se i pari i ekzekutivit maqedonas do të ketë takim me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinajn. Mirëpo, Boshnjakovski nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth agjendës së kësaj vizite.
“Po, kryeministri Zoran Zaev do të realizon vizitë zyrtare të Kosovës gjatë muajit dhjetor 2017, me ftesë të kryeministrit Haradinaj. Agjenda e vizitës ende nuk është e definuar”, ka thënë shkurt ai.
(Foto: Zëdhënësi i Qeverisë në Maqedoni)
Ndryshe, Haradinaj para disa ditësh konfirmoi se Zaev do të vjen me 11 dhjetor. Këtë deklaratë kryeministri e dha pas një takimi që kishte me familjarët e “Grupit të Kumanova”, të cilët janë dënuar nga Maqedonia për veprime terroriste në Lagjen e Trimave.
Ndërsa nuk e ka përjashtuar edhe diskutimin rreth dënimit të shqiptarëve të Kosovës si pjesëmarrës në një konflikt të armatosur në Kumanovë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...