Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti. Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto prej 2300 eurove.
Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua 1503 euro.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiq ka fituar 1448 euro në janar. Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro.
Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro. Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar./express/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...