Ministria e Financave e Kosovës e realizoi vendimin e Qeverisë që 29 familjeve të personave të vrarë dhe të dënuar për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, t’u ndajë 290 mijë eruo.
Ky vendimi, i cili tashmë është ekzekutuar, është sjellë nga kryeministri, Ramush Haradinaj, në fund të vitit të kaluar.
Lajmin për pagesën e këtyre mjeteve ndaj 29 familjeve të këtij grupi, e ka konfirmuar për “Insajderin”, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
“Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.09/13 te datës 10.11.2017, janë ndarë mjete monetare në vlere prej 290,000.00 euro për 29 familjarë proporcionalisht, sipas listës së dërguar nga Kryeministria”, thuhet në përgjigjen e Shahinit.
Sipas Shahinit, pagesa është bërë nga kategoria shpenzime të paparashikuara.
“Në zbatim të vendimit, pagesa e këtyre mjeteve është bërë nga ndarja buxhetore Shpenzime të paparashikuara, nga programi Subvencione, me datë 15.12.2017”, tha Shahini.
Qeveria Haradinaj e kishte marrë vendimin me arsyetimin për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të këtij grupi të cilët gjatë 9 dhe 10 majit u përleshën në Kumanovë.
Më 2 nëntor Gjykata në Shkup dënoi me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.
Kurse me 3 nëntor në Prishtinë ishte protestuar kundër dënimit të tyre.
Para protestuesve doli kryeministri Haradinaj i cili, pastaj priti në takim familjarë të të dënuarve për përleshjen në Kumanovë. Disa ditë më vonë e mori vendimin për ndarjen e 290 mijë euove.
Por Haradinaj, u kritikua shumë për këtë vendim, madje u bë shkak i përplasje mes tij dhe vartësve të tij. Vet kryeministri e pati pranuar një gjë të tillë.
“E kam thirrë ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kçyri me vet qysh shkon, edhe i mshova vet prej zyrës së kryeministrit, shpejt e shpejt”, ka thënë Haradinaj.
“Në këto raste gjykimi im është i shpejtë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kur ishte pyetur nga Gazeta Insajderi, nuk ka dashur të komentoj rreth këtij rasti./Gazeta Express/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...