Qeveria do t’i marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta mbrojtur rajonin e Ohrit sipas rekomandimeve të UNESKO-s.
Ministri i transportit Bllagoj Boçvarski, shprehet se nëse autoritetet lokale nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur problemet, atëherë Qeveria do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.
Së shpejti në seancë qeveritare do të shqyrtohet raporti i plotë i UNESKO-s, ku rekomandohet që rajoni i Ohrit të evidentohet në listën e trashëgimisë kulturore botërore në rrezik.
“Ajo që është e nevojshme është koordinimi i fortë midis të gjitha instancave qeveritare dhe institucioneve qendrore dhe atyre lokale që kanë kompetencat e tyre për t’u marrë me situata të caktuara siç është trajtimi i ndërtesave të paligjshme. Nëse dikush nuk ka vullnet për të punuar dhe zgjidhur problemet që u janë dhënë në kompetencë nga qytetarët në zgjedhje, atëherë ne do t’i bëjmë të gjithë hapat që ky status i rajonit të Ohrit të mos rrezikohet”- deklaroi Bllagoj Boçvarski- Ministër i transportit dhe lidhjeve.
Raporti i fundit i UNESCO-s thotë se në 3.5 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, janë ndërmarrë një sërë hapash të kotë dhe të pakuptimtë, akuzojnë nga OJQ-ja Front 21/42. Ata kërkojnë që Presidenti personalisht të angazhohet për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.
“Presidenti duhet ta urdhërojë Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që urgjentisht t’i vendosë nën mbrojtje të përkohshme burimet e Liqenit të Ohrit, Moçalin e Studençishtës, Kanalin e Studençishtës dhe Burimet e Bilianës. Ta urdhërojë Qeverinë urgjentisht ta aktualizojë procesin e miratimit të Ligjit të ri për Menaxhimin me trashëgim natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit”.
Në rekomandimet e fundit të UNESCO-s, vërejtjet kryesore janë dështimi në trajtimin e ndërtesave të paligjshme, mungesa e deponisë, kolektori jofunksional si dhe urbanizimi i pakontrolluar./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...