Qeveria, në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot miratoi Informacion për nevojën nga përpunimi i strategjisë së Republikës së Maqedonisë për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës, me plan të veprimit për zbatimin e saj.
Duke e pas parasysh atë që kjo strategji është pjesë e agjendës së Planit 3-6-9, Qeveria i angazhoi Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave (Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë doganore, Drejtorinë për polici financiare, Drejtorinë për zbulim financiar), të dorëzojnë nominime për anëtarët e grupit punues për përgatitjen e strategjisë, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.
Në Seancën e Qeverisë është sjell edhe Dekreti për metodologjinë për sistemimin e të ardhurave nga Tatimi i vlerës së shtuar nëpër komuna për vitin e ardhshëm. Dispozita bie në dokumentet nga rëndësia e veçantë për zhvillimin e barabartë të komunave si pjesë e përcaktimeve qeveritare strategjike.Pas diskutimit për këtë pikë, anëtarët e Qeverisë presin edhe mendime shtesë nga Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe të Financave, në bazë të së cilave do të ndërtohen politikat e ardhshme për rritjen e përqindjes së të ardhurave të vlerës së shtuar të cilat nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dedikohen për komunat.
Qeveria ka miratuar edhe Informacion në lidhje me kërkesat e Ministrisë së Financave në bazë të kredisë së dobishme nga ana e Ndërmarrjes së përzier publike “Proakua Strugë” në bazë të Nënkontratës për kredi nga Programi i veprimit për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor.
Është miratuar edhe Informacioni në lidhje me formimin e grupeve të punës për përgatitjen e projekt tekstit të ligjit të ri për energjetikë. Ministria e Ekonomisë në koordinim me Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike duhet të formojnë grup punues i cili do t’i koordinojë aktivitetet lidhur me përgatitjen e projekt-tekstit të Ligjit të ri për energjetikë me përfaqësuesit nga kabinetet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionit rregullator për energjetikë. Dispozitat të cilat do të përgatiten kanë të bëjnë me tregun e energjisë elektrike, tregun e gazit natyror, energjisë së ngrohjes, naftës dhe derivateve të naftës dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Është shqyrtuar edhe Informacioni për Raportin vjetor për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 dhe është konkluduar raporti të dorëzohet si informacion deri te Kuvendi i RM-së.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar edhe Informacion për zgjidhjen e problemeve në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore dhe në Ndërmarrjen publike Maqedonia. Ka sjell vendim që ndërmarrja të dorëzojë ndryshime dhe plotësime të Programit për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve të shtetit për vitin 2017 dhe Program vjetor të NP për rrugë të shtetit që të sigurohen 150.000.000 denarë për nevojat e NP Rrugët e Maqedonisë, pasi paraprakisht do të sigurohen mendime pozitive nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Financave dhe nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Është miratuar edhe Informacioni për aktivitetet e konfirmuara me biznes qendrat rajonale të formuara në kuadër të qendrave për zhvillim të rajoneve planore. Në mënyrë shtesë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka marrë për obligim që deri në dhjetor të këtij viti ta informojë Qeverinë për shkallën e realizimit të aktiviteteve të konfirmuara në marrëveshjet për mbështetje të aktiviteteve të biznes qendrave rajonale të formuara në kuadër të qendrave për zhvillim të rajoneve planore për vitin 2017.
Në seancën e sotme të 22-të qeveritare janë miratuar shumë raporte për punën e ndërmarrjeve publike, si dhe raporte për realizimin e programeve vjetore në kompetencë të qeverisë. /arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...