Ministrja aktuale e Drejtësisë, Renata Deskoska do të nominohet si përfaqësuese e Maqedonisë në Komisionin e Venedikut pranë Këshillit të Evropës.
Deskoska në ‘Facebook’ sqaroi se nuk ka konflikt interesash për atë se Qeveria nominon anëtare të saj për funksion në Komisionin e Venedikut, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vendet që shpesh herë dërgojnë mendim në Komisionin e Venedikut, zgjedhin të nominojnë ministra, zëvendësministra apo sekretarë shtetërorë nëse të njëjtit i përmbushin kushtet për shkak të bashkëpunimit më të drejtë me komisionin”, shkroi Deskoska.
Ajo shtoi se nga janari, pas skadimit të anëtarit aktual të Komisionit të Venedikut të Maqedonisë, do të mund të kontribuojë në harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...