Çështja e emrit vazhdon të mbetet një ndër mosmarrëveshjet kryesore mes opozitës dhe Qeverisë greke.
Agjencia e lajmeve greke, shkruan se MPJ-ja greke në mënyrë jozyrtare ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të përgjegjësit për politikë të Jashtme të Demokracisë së RE, Jorgos Kumutzakos, njofton Shenja.
Sipas këtij mediumi, nga MPJ e karakterizojnë si procedurë joadekuate qëndrimin e opozitës greke për të vendosur në llogari të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Nikos Kocias, qëndrimet e homologut të tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.
Më tej thuhet se tani më është koha që Demokracia e re të tregojë seriozitet elementar në çështjet nacionale greke dhe se partia opozitare nuk ka të drejtë të vendosë në llogari të Qeverisë qëndrimet e vendeve të treta. Po ashtu, theksohet se shefi i diplomacisë greke që nga 7 marsi i vitit 2015 ka parashtruar qartë çështjet me irredentizmin dhe se pa ballafaqim efikas me ato, nuk mund të ketë zgjidhje. Ndërsa, në ato korniza është edhe riemërtimi i aeroportit dhe autostradës.
Ndërkohë, dje Jorgos Kumucakos nga Demokracia e Re, nëpërmjet një deklarate të shkruar ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, i cili pas takimit me Kociasin, tha se dy grupet punuese kanë punuar në tekst për parandalimin e irredentizmit nga të dyja palët. Ai ka kritikuar diplomacinë greke se pranon pretendimet e Shkupit se Greqia ka aspirata irrendetiste.
Kumutzakos po ashtu ka kërkuar nga MPJ-ja greke që të përgjigjet “për çka ka biseduar dhe për çka është pajtuar me palën tjetër”.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...