Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 128-të me më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i saj i punës.
Me propozim të Ministrisë së Financave, në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informata për realizimin e projektit “Rinovimi i objekteve për doganim dhe organeve inspektuese në kalimin kufitar Qafë Thanë”, si dhe Informata për avancimin e implementimit të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, përfundimisht me muajin janar 2019, me propozim të kësaj Ministrie.
Në këtë mbledhje, Elektranat e Maqedonisë së Veriut do ta prezantojnë Informatën për modernizimin e ngrohëseve me avull në TEC Manastir, ndërsa Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, si pikë të rendit të ditës në këtë mbledhje të Qeverisë do ta propozojë Informatën në lidhje me investimet në projektet infrastrukturore të financuara nga Programi për mbështetje financiare të
zhvillimit rural për vitin 2018.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë mbledhje do të kërkohet mendim në lidhje me Informatën për shumën e mjeteve për furnizimin e pajisjeve për kryerjen e analizave laboratorike të lodrave për fëmijë dhe mundësia e sigurimit të mjeteve për furnizimin e pajisjeve së nevojshme në kuadër të buxhetit të kësaj ministrie.
Mbledhja e rregullt e 128-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e paraparë të fillojë në orën 12:00./Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...