Qesharake, prezantuesit shqiptar i futet djali në mes të lajmeve

09:53 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nuk është hera e parë që fëmijët befasojnë prindërit e tyre në paraqitjet publike, konkretisht nëpër media.

Një rast i tillë ndodhi në TV SHENJA, në edicionin e lajmeve. Derisa prezantuesi i lajmeve Avdi Bakiu lexonte lajmin e radhës, djali i tij papritmas shfaqet në prapavi, duke bërë disa gjeste të këndshme, kuptohet i pavetëdijshëm se është kapur nga kamera.

Sidoqoftë ngjarje të tilla kanë ndodhur shpesh, ndërsa më e fundit është me një analist anglez ku gjatë transmetimit të drejtpërdrejt fëmijët e tij futen në dhomë. Kjo video më pas u bë virale.

https://www.youtube.com/watch?v=27Uaj3XUquQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme