Dy persona kanë marrë lëndime të lehta në Hasanbeg të Shkupit, pasi drejt makinës së tyre janë gjuajtur 30 plumba nga një pushkë gjysmë automatike “kallashnikov”. Plumbat janë shkrepur nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila ka qenë pa targa të regjistrimit.
Një person është ndaluar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa personi i dytë është lëshuar për kurim shtëpiak. Policia e Maqedonisë mendon se bëhet fjalë për hakmarrje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Alija Avdoviq” ku cak i sulmit me armë zjarri ka qenë makina “Mercedes Benz”, ndërsa dy personat që kanë qenë brenda kanë kaluar pa lëndime serioze.
Gjatë ditës së sotme pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të jep detaje në lidhje me këtë rast, përcjell Telegrafi.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...